P3.express është një sistem minimalist dhe praktik për menaxhimin e projekteve. Është i lehtë për t’u mësuar, përdorur dhe t’jua mësuar të tjerëve. P3.express është i hapur dhe falas, i licencuar nën Creative Commons. Bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian\
Megjithëse ekzistojnë sisteme themelore si p.sh PRINCE2® dhe udhezuesi PMBOK®, shumica e projekteve menaxhohen në mënyrë intuitive, pa ndihmën e një sistemi të strukturuar të menaxhimit të projekteve. Kjo ndodh sepse standardet themelore, ndonëse të vlefshme, janë shumë komplekse për projekte të zakonshme Imagjinoni të gjithë njerëzit që përdorin Excel. Çfarë ndodh nëse zëvendësoni Excel-in me një gjuhë programimi? Shumica e njerëzve nuk do të jenë në gjendje ta përdorin atë dhe do të mbeten pa një mjet pune, edhe pse një gjuhë programimi është më gjithëpërfshirëse se Excel-i. Sistemet themelore të menaxhimit të projekteve janë të gjitha si gjuhët e programimit, dhe ajo që njerëzit kanë më shumë nevojë në projekte është diçka si Excel-i. P3.express është ai mjet i thjeshtë që shumica e njerëzve mund ta përdorin.
P3.express përdor një sistem ciklik për të bërë aktivitetet më të thjeshta dhe më të rregullta. Ka cikle mujore, javore dhe ditore, secila prej të cilave fokusohet në një aspekt të aktiviteteve menaxheriale. Përveç cikleve, ekziston një grup aktivitetesh për fillimin e projektit që zhvillohet në fillim, si dhe një grup aktivitetesh për mbylljen e projektit në fund. Në fund, kemi një grup të menaxhimit pas projektit: një cikël pas përfundimit të projektit, për të vlerësuar përfitimet. Përveç procesit, kemi 4 dokumente menaxheriale dhe një sërë rolesh. P3.express përshkruhet plotësisht në manualin e tij online: manualin e tij online.
Përveç manualit, ka një kurs eLearning që mund ta përdorni për të mësuar më shumë rreth P3.express. Është një histori interaktive ku ju do të luani rolin e menaxherit të projektit dhe do të merrni vendime. Do të mësoni nga rezultatet e këtyre vendimeve.
Pas mësimit të P3.express përmes manualit dhe kursit falas Kursi i të mësuarit elektronik eLearning ose duke marrë pjesë në një seminar të udhëhequr nga një instruktor, ju mund të merrni provimin për t’u bërë një praktikues i certifikuar i P3.express. Ky provim fokusohet më shumë në aftësinë tuaj për të menaxhuar projekte sesa në aspektin për t’ju rikujtuar informacionin teorik.
Nëse jeni një trajner, mund të ofroni seminaret tuaja duke përdorur udhëzuesin e seminareve të udhëhequra nga instruktorët [udhëzues i seminareve të udhëhequra nga instruktorët](/training/instructor- led-workshops/) dhe të aplikoni në bëhen të akredituar për t’u bërë të akredituar. Programet e akreditimit janë pa pagesë dhe fokusohen vetëm në sigurimin e cilësisë së programeve të trajnimit.
Jeni të interesuar të mësoni P3.express? Dëshironi t’i bashkoheni këtij komuniteti të hapur dhe të kontribuoni në P3.express? Dëshironi të jeni të përditësuar me zhvillimet më të fundit?
Ju mund te qendroni te informuar duke u abonuar ne emailet e njoftimeve ose duke perdorur aplikacioni i lexuesit të furnizimit pe rtu abonuar ne RSS feed.