A - Fillimi i projektit
A02 - Emërimi i menaxherit të projektit
A03 - Emërimi i anëtareve kryesorë të ekipit
A05 - Identifikoni dhe planifikoni rezultatet e projektit
A06 - Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet
A07 - Rishikoni fillimin e projektit me kolegët
A08 - Merrni vendimin për të vazhduar ose jo me projektin
A10 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
B - Fillimi Mujor
B01 - Rishikoni dhe përmirësoni planet
B02 - Rishikoni planin mujor me një koleg
C - Menaxhimi Javor
C01 - Matja dhe raportimi i performancës
C02 - Planifikoni përgjigjet ndaj devijimeve
C04 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
D - Menaxhimi Ditor
E - Manaxhimi Ditor
F - Mbyllja Mujore
F02 - Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira
F03 - Rishikoni aktivitetin përmbyllës me kolegët
G - Post Menaxhimi i Projektit
A01 - Emërimi i Sponsorit
Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin e Fillimit të Projektit. Ky grup aktivitetesh zhvillohet në fazën fillestare për të përgatitur mjedisin dhe ekipin për nisjen e projektit.
Aktiviteti i parë menaxherial është që organizata të emërojë një menaxher të lartë (mundësisht një anëtar bordi) si sponsor. Sponsori mban rolin më të lartë në projekt dhe menaxheri i projektit i raporton atij drejtpërdrejt për të gjitha çështjet kryesore.
Sponsori është
- përgjegjës për rezultatet e projektit,
- përgjegjës për marrjen e vendimeve me rëndësi të lartë për projektin,
- përgjegjës për t’u siguruar që projekti është i financuar siç duhet dhe i pajisur me burimet e nevojshme.
Qëllimi
Roli i sponsorit është i rëndësishëm sepse:
- Menaxherët e projektit duhet të përqendrohen në punën e përditshme dhe në arritjen e rezultateve konkrete, të cilat kërkojnë kohë dhe angazhim të konsiderueshëm, duke e bërë të vështirë menaxhimin e aktiviteteve me rëndësi të lartë për projektin.
- Menaxherët e projektit mund të mos kenë autoritetin organizativ apo kapacitetin e nevojshëm për të siguruar burimet financiare për projektin, ose mund të mos kenë informacion strategjik të mjaftueshëm për të garantuar që projekti është në përputhje me të gjitha aktivitetet e tjera të organizatës.
Gabimet e zakonshme
Duhet të merren parasysh këto elemente kur vendoset për sponsorin:
- Sponsorët nuk është e nevojshme të shpenzojnë shumë kohë në projekt, por gjithsesi duhet të jenë të përfshirë dhe t’i kushtojnë një pjesë të vogël të kohës së tyre projektit.
- Sponsorët duhet të ndiejnë se janë zotër të projektit dhe duhet ta mbrojnë atë, megjithatë ata nuk duhet të hezitojnë në anullimin e projektit nëse ai nuk justifikon qëllimin e vendosur.
- Kur është e mundur, nuk duhet të caktohet i njëjti person si sponsor për të gjitha projektet, sepse çdo element i pandryshueshëm ka prirjen të zbehet dhe të humbasë kuptimin me kalimin e kohës.
- Nuk rekomandohet që një person i vetëm të jetë njëkohësisht sponsor dhe menaxher i projektit (përveç rasteve kur është një projekt me një person të vetëm), pasi përgjegjësitë konkrete të menaxhimit do ta shpërqendrojnë nga detyrat më abstrakte si sponsor.
- As menaxherët e projektit dhe as sponsorët nuk duhet të jenë mikromenaxherë.
Principet
Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:
Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace