A - Fillimi i projektit
A02 - Emërimi i menaxherit të projektit
A03 - Emërimi i anëtareve kryesorë të ekipit
A05 - Identifikoni dhe planifikoni rezultatet e projektit
A06 - Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet
A07 - Rishikoni fillimin e projektit me kolegët
A08 - Merrni vendimin për të vazhduar ose jo me projektin
A10 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
B - Fillimi Mujor
B01 - Rishikoni dhe përmirësoni planet
B02 - Rishikoni planin mujor me një koleg
C - Menaxhimi Javor
C01 - Matja dhe raportimi i performancës
C02 - Planifikoni përgjigjet ndaj devijimeve
C04 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
D - Menaxhimi Ditor
E - Manaxhimi Ditor
F - Mbyllja Mujore
F02 - Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira
F03 - Rishikoni aktivitetin përmbyllës me kolegët
G - Post Menaxhimi i Projektit
C01 - Matja dhe raportimi i performancës
Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin e Menaxhimit Javor, i cili përfshin një seri aktivitetesh që zhvillohen në fillim të çdo jave.
Matni ecurinë e projektit në krahasim me objektivat e tij dhe përgatitni parashikime realiste për synimet (p.sh., kohën dhe kostot). Hartoni një ose disa raporte, me fokus te parashikimet, dërgojini ato tek palët e interesuara dhe sigurohuni që i kanë marrë dhe i kanë kuptuar saktë.
Konsultohuni me listën e palëve të interesuara të përfshira në Përshkrimin e Projektit për t’u siguruar që secila prej tyre ka marrë një raport të përshtatshëm. Nëse vëreni se formati aktual i raportit nuk është i përshtatshëm për ndonjë palë, përmirësojeni ose krijoni një format alternativ dhe shtoni këtë informacion në listën përkatëse.
Qëllimi
Qëllimi kryesor është të kuptojmë ku ndodhemi në krahasim me objektivat dhe synimet, në mënyrë që të mund të ndërhyjmë dhe të korrigjojmë devijimet sa më herët që të jetë e mundur. Qëllimi dytësor është të mbajmë të informuara palët e interesuara për statusin e projektit, duke krijuar kështu besim dhe më shumë mundësi për bashkëpunim.
Gabimet e zakonshme
Për të shmangur problemet më të shpeshta në këtë proces, kini parasysh këto pika:
- Mos u përpiqni të jeni tepër të saktë në matje – gjeni nivelin optimal të saktësisë dhe detajimit që i shërben qëllimit të raportit.
- Kujdes me atë që zgjidhni të matni – të gjitha matjet duhet të lidhen drejtpërdrejt me objektivat dhe synimet e projektit, jo thjesht me burimet e shpenzuara.
- Mbajini raportet të shkurtra, të thjeshta, të qarta dhe të fokusuara në treguesit realë të progresit. Nëse i dërgoni dikujt një raport të detajuar, sigurohuni që të bashkëngjitni edhe një version përmbledhës, në një faqe të vetme.
Principet
Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:
- NUP4: Mbani mend se një zinxhir është po aq i fortë sa hallka e tij më e dobët
- NUP5: Mos bëni asgjë pa një qëllim të qartë
Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace