Fillimi i projektit Fillimi Mujor Manaxhimi Javor Menaxhimi Ditor Manaxhimi Ditor Mbyllja Mujore Post Menaxhimi i Projektit Emërimi i sponsorit A01 Emërimi i menaxherit të projektit A02 Emërimi i anëtareve kryesorë të ekipit A03 Përshkruani projektin A04 Identifikoni dhe planifikoni rezultatet A05 Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet A06 Rishikoni fillimin e projektit me kolegët A07 Merrni një vendim për të nisur ose jo A08 Startimi i projektit A09 Transmetimi i një komunikimi të përmbledhur dhe të fokusuar A10 Rishikoni dhe përmirësoni planet B01 Rishikoni planin mujor me kolegët B02 Merrni një vendim për të shkuar përpara ose jo B03 Fillimi i ciklit mujor B04 Kryeni një komunikim të fokusuar B05 Matni dhe raportoni performancën C01 Planifikoni përgjigjet për devijimet nga objektivat C02 Fillimi i ciklit javor C03 Zhvilloni një komunikim të përqëndruar C04 Menaxhoni rreziqet, çështjet dhe kërkesat për ndryshim D01 Pranoni punët e përfunduara D02 Vlerësoni kënaqësinë e palëve të interesuara E01 Mbani shënime dhe bëni përmirësime E02 Kryeni një komunikim të përqendruar dhe të fokusuar E03 Dorëzoni produktin F01 Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira F02 Rishikoni aktivitetin përmbyllës me kolegët F03 Arkivoni dokumentet e projektit F04 Festoni! F05 Kryeni një komunikim të përqendruar dhe të fokusuar F06 Vlerësoni përfitimet G01 Gjeneroni ide të reja G02 Kryeni një komunikim të përqendruar dhe të fokusuar G03

Prezantimi

A - Fillimi i projektit

B - Fillimi Mujor

C - Manaxhimi Javor

D - Menaxhimi Ditor

E - Manaxhimi Ditor

F - Mbyllja Mujore

G - Post Menaxhimi i Projektit


A08 - Merrni një vendim për të nisur ose jo

Ky aktivitet menaxherial ben pjese ne grupin e Fillimit te Projektit. Ky grup aktivitetesh zhvillohet ne fillim per te na pergatitur per projektin.

Në këtë pikë, menaxheri i projektit i dërgon dokumentet e projektit sponsorizuesit të projektit, i cili merr një vendim për të vazhduar me projektin ose jo. Për të marrë këtë vendim, sponsorit mund t’i duhet të diskutojë projektin me vendimarrës të tjerë në kompani, siç është bordi i menaxhimit të portofolit të kompanisë, por i takon sponsorit të përcaktojë nëse dëshiron ta bëjë këtë ose jo, dhe jo menaxherit të projektit.

Nëse keni një klient të jashtëm dhe duhet t’i përgjigjeni një propozimi, përveç vendimmarrjes brënda kompanisë për të nisur me projektn, duhet t’ja dërgoni propozimin klientit dhe të prisni që ai të zgjedhë nënkontraktuesin e tij dhe t’ju japë vendimin përfundimtar për nisjen e projektit. Ky aktivitet menaxhimi përfundon kur nënshkruhet kontrata, ose kur keni nënshkruar një marrëveshje ligjore.

Nëse do të keni nënkontraktues të jashtëm dhe disa prej tyre janë përzgjedhur në A05, mund të dëshironi të nënshkruani kontratën me ta në këtë pikë. Nënkontraktues të jashtëm shtesë mund të zgjidhen dhe kontratat të nënshkruhen ad hoc më vonë.

Qëllimi

Projektet që kanë klientë të jashtëm kanë gjithmonë vendime të qarta, por kjo nuk ndodh me projektet e brendshme, të cilat ndonjëherë zvarriten në ekzistencë pa një vendim të qartë. Ky fakt duhet të jetë i qartë përprara se të vazhdohet me nënshkrimet dhe angazhimet e projektit.

Nga ana tjetër, disa kompani thjesht investojnë në çdo projekt për sa kohë që kanë burime financiare në dispozicion. Ky aktivitet menaxhues është në fund të një zinxhiri aktivitetesh që synojnë ta kthejnë atë në një vendim të mirëmenduar, bazuar në arsyetimin e projektit.

Gabimet e zakonshme

Çdo kompani që punon me projekte duhet të ketë një sistem të menaxhimit të portofolit që vlerëson dhe përzgjedh projektet në një mënyrë të kujdesshme duke ruajtur balancat e në përputhje me strategjitë e kompanisë. Shumë nga problemet që i atribuohen sistemeve të menaxhimit të projekteve i kanë rrënjët në menaxhimin e portofolit; p.sh., të pasurit e shumë projekteve në të njëjtën kohë.

Sigurohuni që të gjithë të kuptojnë se një vendim i ndaluar nuk është një dështim; është një shenjë e të paturit të një sistemi të suksesshëm që kupton se çfarë nuk është e dobishme për kompaninë dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa përpjekjet e anëtarëve kryesorë të ekipit në grupin e aktivitetit të fillimit të projektit.

Principet

Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:


Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata



⊚ Shkarkoni manualin ne PDF

⊚ Shkarkoni diagramen

⊚ Abonohuni ne njoftimet e emaileve

Faleminderit per ndarjen e mendimit tuaj me ne. Ju lutemi vini re pikat e meposhtme:

  • Ju lutemi shkruani shkurt dhe qarte.
  • Mos ngurroni te shkruani ne çdo gjuhe qe preferoni.
  • Nese keni sugjerime te shumta, ju lutemi paraqisni ato veçmas.

Nese sugjerimet tuaja frymezojnë nje permiresim pozitiv, do te ishim te lumtur t’ju vleresonim si kontribues (nese lini emrin dhe adresen tuaj te emailit ne kete formular).



Per te kuptuar qe nuk jeni nje robot, ju lutem vendosnime poshte numrin e grupeve te aktiviteteve te P3.express


Nese deshironi, mund te ndani me ne emrin tuaj dhe adresen e emailit, ne rast se duhet te flasim me ju per komentin tuaj, ose t'ju vlersuar si bashkepunues:




Perdorni me mire micro.P3.express ne vend te P3.express te zakonshme nese keni projekte te vogla te perbere nga 1 deri ne 7 pjestar grupi.