A - Fillimi i projektit
A02 - Emërimi i menaxherit të projektit
A03 - Emërimi i anëtareve kryesorë të ekipit
A05 - Identifikoni dhe planifikoni rezultatet e projektit
A06 - Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet
A07 - Rishikoni fillimin e projektit me kolegët
A08 - Merrni vendimin për të vazhduar ose jo me projektin
A10 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
B - Fillimi Mujor
B01 - Rishikoni dhe përmirësoni planet
B02 - Rishikoni planin mujor me një koleg
C - Menaxhimi Javor
C01 - Matja dhe raportimi i performancës
C02 - Planifikoni përgjigjet ndaj devijimeve
C04 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
D - Menaxhimi Ditor
E - Manaxhimi Ditor
F - Mbyllja Mujore
F02 - Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira
F03 - Rishikoni aktivitetin përmbyllës me kolegët
G - Post Menaxhimi i Projektit
A06 - Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet
Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin e Fillimit të Projektit. Ky grup aktivitetesh zhvillohet në fazën fillestare për të përgatitur mjedisin dhe ekipin për nisjen e projektit.
Organizoni trajnime me anëtarët kryesorë të ekipit për të identifikuar fillimisht rreziqet dhe për të planifikuar mënyrat e reagimit ndaj tyre. Informacioni i mbledhur duhet të ruhet në Regjistrin e Ndjekjes.
Bazuar në rreziqet e identifikuara dhe përgjigjet e planifikuara, mund të jetë e nevojshme të rishikoni edhe Përshkrimin e Projektit dhe Hartën e Rezultateve.
Nëse një projekt i ngjashëm është realizuar më parë, konsultohuni me arkivën për të mësuar më shumë rreth rreziqeve të mundshme që lidhen me projektin tuaj.
Shembull i Regjistrit të Ndjekjes
Shembull i Përshkrimit të Projektit
Qëllimi
Arsyeja kryesore për identifikimin e rreziqeve është planifikimi i përgjigjeve ndaj tyre në mënyrë proaktive, pasi është shumë më e lehtë të parandalohen apo të kontrollohen përpara se të materializohen, sesa pasi të jenë realizuar.
Gabimet e zakonshme
Pikat më poshtë ju ndihmojnë të shmangni disa nga gabimet më të zakonshme në menaxhimin e rreziqeve:
- Mos i regjistroni si rreziqe artikujt e përgjithshëm dhe të paqartë.
- Mos i formuloni përgjigjet ndaj rreziqeve në mënyrë të përgjithshme apo abstrakte – hartoni vetëm masa konkrete, të zbatueshme dhe të matshme.
- Mos i identifikoni si rreziqe ndikimet e mundshme të ngjarjeve të pasigurta – rreziku është vetë ngjarja e pasigurt që duhet vlerësuar.
- Caktoni një person përgjegjës për ndjekjen e veprimeve për secilin rrezik. Idealja është që kjo përgjegjësi të shpërndahet mes disa anëtarëve të ekipit, në vend që të përqendrohet vetëm te pak prej tyre.
Principet
Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:
- NUP2: Ruaj dhe optimizo energjinë dhe burimet
- NUP3: Jini gjithmonë proaktiv
- NUP4: Mbani mend se një zinxhir është po aq i fortë sa hallka e tij më e dobët
- NUP5: Mos bëni asgjë pa një qëllim të qartë
- NUP6: Përdorni elementë të përsëritshëm
Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace