A - Fillimi i projektit
A02 - Emërimi i menaxherit të projektit
A03 - Emërimi i anëtareve kryesorë të ekipit
A05 - Identifikoni dhe planifikoni rezultatet e projektit
A06 - Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet
A07 - Rishikoni fillimin e projektit me kolegët
A08 - Merrni vendimin për të vazhduar ose jo me projektin
A10 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
B - Fillimi Mujor
B01 - Rishikoni dhe përmirësoni planet
B02 - Rishikoni planin mujor me një koleg
C - Menaxhimi Javor
C01 - Matja dhe raportimi i performancës
C02 - Planifikoni përgjigjet ndaj devijimeve
C04 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
D - Menaxhimi Ditor
E - Manaxhimi Ditor
F - Mbyllja Mujore
F02 - Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira
F03 - Rishikoni aktivitetin përmbyllës me kolegët
G - Post Menaxhimi i Projektit
A02 - Emërimi i menaxherit të projektit
Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin e Fillimit të Projektit. Ky grup aktivitetesh zhvillohet në fazën fillestare për të përgatitur mjedisin dhe ekipin për nisjen e projektit.
Në këtë fazë, sponsori diskuton projektin me menaxherët e mundshëm të projektit dhe arrin një marrëveshje. Është e rëndësishme që të emërohet një menaxher projekti që beson në objektivat dhe synimet e projektit.
Personat me aftësi të theksuara teknike janë kandidatë potencialë për rolin e Udhëheqësit të Grupit në P3.express.
Përveç realizimit të qëllimeve dhe përmbushjes së objektivave të projektit, menaxheri i projektit është gjithashtu përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin e ekipit, duke krijuar një mjedis pune të këndshëm dhe mbështetës, ku anëtarët e ekipit kanë mundësi të zhvillojnë karrierën e tyre.
Qëllimi
Edhe pse është e mundur që ekipet e vogla të funksionojnë me një sistem të shpërndarë të menaxhimit të projektit, për shumicën e projekteve është më praktike dhe më efikase të ketë një koordinim të përqendruar, ku menaxheri i projektit vepron si drejtues i këtij sistemi. Në këtë mënyrë, ekspertët teknikë nuk shpërqendrohen nga përgjegjësitë menaxheriale dhe mund të qëndrojnë të fokusuar në aspektet teknike të projektit.
Gabimet e zakonshme
Për të shmangur problemet më të zakonshme në këtë fushë, merrni parasysh sa vijon:
- Menaxherët e projektit nuk duhet ta konsiderojnë veten si eprorë të anëtarëve të ekipit, por si mbështetësit, lehtësuesit, koordinatorët dhe zgjidhësit e problemeve të tyre.
- As menaxherët e projektit, as sponsorët nuk duhet të jenë mikromenaxherë.
- Është praktikë e zakonshme që të emërohet Udhëheqës Grupi më i lartë si menaxher i projektit, por kjo nuk është një qasje e mirë. Menaxhimi i projektit është një rol menaxherial, jo teknik; prandaj ky pozicion duhet t’i besohet dikujt me aftësi dhe njohuri në menaxhim. Të bëhesh menaxher projekti nuk është një promovim për një ekspert teknik, por një ndryshim karriere.
- Menaxherët e projektit nuk duhet të përfshihen në aspektet teknike të projektit, pasi kjo i shpërqendron nga detyrat e tyre, ndërkohë që për çështjet teknike ka tashmë ekspertë të dedikuar.
Principet
Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:
Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace