A - Fillimi i projektit
A02 - Emërimi i menaxherit të projektit
A03 - Emërimi i anëtareve kryesorë të ekipit
A05 - Identifikoni dhe planifikoni rezultatet e projektit
A06 - Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet
A07 - Rishikoni fillimin e projektit me kolegët
A08 - Merrni vendimin për të vazhduar ose jo me projektin
A10 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
B - Fillimi Mujor
B01 - Rishikoni dhe përmirësoni planet
B02 - Rishikoni planin mujor me një koleg
C - Menaxhimi Javor
C01 - Matja dhe raportimi i performancës
C02 - Planifikoni përgjigjet ndaj devijimeve
C04 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
D - Menaxhimi Ditor
E - Manaxhimi Ditor
F - Mbyllja Mujore
F02 - Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira
F03 - Rishikoni aktivitetin përmbyllës me kolegët
G - Post Menaxhimi i Projektit
B01 - Rishikoni dhe përmirësoni planet
Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin Fillimi Mujor. Ky grup aktivitetesh zhvillohet në fillim të çdo muaji, me qëllim përgatitjen për një cikël të ri mujor.
Organizoni punëtori për të rishikuar aspektet kryesore të planeve ekzistuese, shtoni detaje dhe caktoni përgjegjës për dorëzimet që i përkasin muajit të ardhshëm. Këto përmirësime ndikojnë në Përshkrimin e Projektit, Hartën e Rezultateve dhe Regjistrin e Ndjekjes.
Nëse projekte të ngjashme janë realizuar më parë, konsultoni arkivat përkatëse dhe përdorni atë informacion për të bërë planet më realiste dhe të zbatueshme.
Shembull i Përshkrimit të Projektit
Shembull i Regjistrimit të Ndjekjes
Qëllimi
Planet e krijuara gjatë fillimit të projektit janë në nivel të lartë dhe nuk janë të mjaftueshme për zbatim. Ato duhet të përmirësohen çdo muaj në këtë fazë. Në çdo rast, të gjitha planet duhet të rishikohen vazhdimisht për t’iu përshtatur realitetit.
Gabimet e zakonshme
Për të shmangur disa nga gabimet më të zakonshme në këtë aktivitet menaxherial, merrni parasysh sa vijon:
- Përdorni teknika lehtësuese për të zhvilluar një punëtori efektive të planifikimit.
- Mos u fokusoni vetëm në detajet e muajit të ardhshëm; sigurohuni që edhe plani i nivelit të lartë për të gjithë projektin të përditësohet.
- Mos e mbingarkoni planin me shumë detaje; përfshini vetëm aq informacion sa është i nevojshëm për të përmbushur nevojat praktike.
Principet
Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:
- NUP2: Ruaj dhe optimizo energjinë dhe burimet
- NUP3: Jini gjithmonë proaktiv
- NUP4: Mbani mend se një zinxhir është po aq i fortë sa hallka e tij më e dobët
- NUP5: Mos bëni asgjë pa një qëllim të qartë
- NUP6: Përdorni elementë të përsëritshëm
Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace