A - Fillimi i projektit
A02 - Emërimi i menaxherit të projektit
A03 - Emërimi i anëtareve kryesorë të ekipit
A05 - Identifikoni dhe planifikoni rezultatet
A06 - Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet
A07 - Rishikoni fillimin e projektit me kolegët
A08 - Merrni një vendim për të nisur ose jo
A10 - Transmetimi i një komunikimi të përmbledhur dhe të fokusuar
B - Fillimi Mujor
B01 - Rishikoni dhe përmirësoni planet
B02 - Rishikoni planin mujor me kolegët
C - Manaxhimi Javor
D - Menaxhimi Ditor
E - Manaxhimi Ditor
F - Mbyllja Mujore
F02 - Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira
F03 - Rishikoni aktivitetin përmbyllës me kolegët
G - Post Menaxhimi i Projektit
G02 - Gjeneroni ide të reja
Ky aktivitet menaxherial ben pjese ne grupin e aktiviteteve te Post Menaxhimi i Projektit: nje cikel aktivitetesh 3 deri ne 6 mujor qe fillon pasi projekti ka perfunduar and vazhdon per nje periudhe 1 deri ne 5 vite. Ky grup aktivitetesh mund ti bashkngjitet atij te projekteve te tjera te perfunduara ne nje sistem qendror të menaxhimit te dokumentave.
I njejti person qe ka qene Sponsori I projektit eshte pergjegjes per kete cikel, me perjashtim te rastit kur pergjegjesia i eshte transferuar dikujt tjeter.
Pas vlerësimit të përfitimeve (G01), sponsori duhet të shqyertojë mundëstë për t’i rritur ato. Në këtë pikë mund të zhvillohen aktivitete të vogla, të caktuara për ekipet operative, ose ndryshime të mëdha që mund të shndërrohen në projekte të reja në të ardhmen.
Qëllimi
Punimet kryesore të projektin janë mbyllur dhe në këtë pikë jemi në pritje të përfitimeve.. Megjithatë, jo të gjitha përfitimet e mundshme realizohen automatikisht nëse nuk ndërmerrni veprime shtesë “ad hoc” pas mbylljes së projektit.
Nga ana tjetër, vlerësimi i përfitimeve të projekteve të mëparshme është një burim i shkëlqyeshëm idesh për strukturimin e projekteve pasardhëse.
Gabimet e zakonshme
Për të shmangur disa nga problemet më të zakonshme, merrni parasysh si vijon:
- Përqendrohuni në hartimin e zgjidhjeve reale që mund të zbatohen dhe vlerësohen. Shmangni deklaratat e panevojshme.
- Nuk është e domosdoshme ta organizoni vetë të gjithë aktivitetin menaxhues, por mund të ftoni njerëz të tjerë t’ju bashkohen dhe vendosni së bashku si grup.
- Mos u vetë-kufizoni në vlerësimin e përfitimeve të secilit projekt në mënyrë të izoluar, sepse ndonjëherë
funksionon më mirë nëse ju (dhe përgjegjësit e projekteve të tjera) mblidheni dhe vlerësoni së bashku përfitimet e disa projekteve. Vetëm kujdesuni që përfitimet e secilit projekt për të cilin jeni përgjegjës të vlerësohen në një mënyrë ose në një tjetër.
Principet
Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:
Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace