A - Fillimi i projektit
A02 - Emërimi i menaxherit të projektit
A03 - Emërimi i anëtareve kryesorë të ekipit
A05 - Identifikoni dhe planifikoni rezultatet
A06 - Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet
A07 - Rishikoni fillimin e projektit me kolegët
A08 - Merrni një vendim për të nisur ose jo
A10 - Transmetimi i një komunikimi të përmbledhur dhe të fokusuar
B - Fillimi Mujor
B01 - Rishikoni dhe përmirësoni planet
B02 - Rishikoni planin mujor me kolegët
C - Manaxhimi Javor
D - Menaxhimi Ditor
E - Manaxhimi Ditor
F - Mbyllja Mujore
F02 - Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira
F03 - Rishikoni aktivitetin përmbyllës me kolegët
G - Post Menaxhimi i Projektit
C01 - Matni dhe raportoni performancën
Ky aktivitet menaxherial ben pjese ne grupin e Menaxhimit Mujor i cili eshte nje grup aktivitetesh te zhvilluar ne fillim te cdo jave.
Matni performancën e projektit krahasuar me qëllimet e tij dhe përgatitni parashikime realiste për objektivat (p.sh. koha dhe kostoja). Përgatitni një ose më shumë raporte duke u fokusuar tek parashikimet, dërgojini dhe dhe kontrollojini ato tek palët e interesuara për t’u siguruar që e kanë marrë dhe kuptuar raportin.
Kontrolloni listën e palëve të interesuara në përshkrimin e projektit për t’u siguruar që secili prej tyre ka marrë raportin e duhur. Nëse kuptoni se formati aktual i raportit nuk është i përshtatshëm për njërën nga palët e interesuara, rishikoni formatin ose krijoni një fomat alternativ duke e shtuar këtë informacion në listën e palëve të interesuara.
Qëllimi
Qëllimi kryesor është të kuptojmë se në çfarë faze jemi, krahasuar me objektivat dhe synimet, të cilat do të përdoren për të rikuperuar rastet përjashtimore sa më shpejt të jetë e mundur. Qëllimi dytësor është të informohen palët përkatëse të interesit për statusin e projektit, gjë e cila krijon besim dhe potencial të mëtejshëm për bashkëpunim.
Gabimet e zakonshme
Për të shmangur gabimet më të zakonshme në këtë aktivitet menaxhimi duhet të keni parasysh si vijon:
- Mos u përpiqni të jeni të fiksuar pas saktësisë me matjet por gjeni një marzh të saktësisë dhe detajeve që mund t’i shërbejnë qëllimit.
- Kini kujdes se çfarë matni: Të gjitha matjet duhet të përputhen me objektivat dhe qëllimet e projektit dhe jo, për shembull, me sasinë e burimeve të shpenzuara.
- Mbajini raportet të shkurtra, të thjeshta, të qarta dhe të fokusuara tek masat efektive të progresraportit. Nëse u dërgoni një raport të detajuar disa palëve të interesuara, sigurohuni që t’u dërgoni atyre edhe një përmbledhje me një faqe.
Principet
Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:
- NUP4: Mbani mend se një zinxhir është po aq i fortë sa hallka e tij më e dobët
- NUP5: Mos bëni asgjë pa një qëllim të qartë
Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace