A - Fillimi i projektit
A02 - Emërimi i menaxherit të projektit
A03 - Emërimi i anëtareve kryesorë të ekipit
A05 - Identifikoni dhe planifikoni rezultatet e projektit
A06 - Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet
A07 - Rishikoni fillimin e projektit me kolegët
A08 - Merrni vendimin për të vazhduar ose jo me projektin
A10 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
B - Fillimi Mujor
B01 - Rishikoni dhe përmirësoni planet
B02 - Rishikoni planin mujor me një koleg
C - Menaxhimi Javor
C01 - Matja dhe raportimi i performancës
C02 - Planifikoni përgjigjet ndaj devijimeve
C04 - Zhvilloni një komunikim të drejtpërdrejtë dhe përfshirës
D - Menaxhimi Ditor
E - Manaxhimi Ditor
F - Mbyllja Mujore
F02 - Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira
F03 - Rishikoni aktivitetin përmbyllës me kolegët
G - Post Menaxhimi i Projektit
A04 - Përshkruani projektin
Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin e Fillimit të Projektit. Ky grup aktivitetesh zhvillohet në fazën fillestare për të përgatitur mjedisin dhe ekipin për nisjen e projektit.
Organizoni workshop-e për të mbledhur informacion dhe për të përgatitur një Përshkrim Projekti, i cili duhet të përmbajë elementet e mëposhtme:
- Qëllimi dhe përfitimet e pritshme
- Kostoja e parashikuar dhe kohëzgjatja
- Kërkesat dhe pritshmëritë për cilësinë
- Një përshkrim i përgjithshëm i elementeve që përfshihen dhe atyre që nuk përfshihen në projekt
- Një listë e palëve të interesuara
Disa nga informacionet e nevojshme për Përshkrimin e Projektit mund të mos jenë të disponueshme në këtë fazë. Duhet të fokusoheni vetëm te informacioni ekzistues dhe pjesën tjetër ta shtoni më vonë. Gjithsesi, ky dokument do të rishikohet dhe përmirësohet gjatë gjithë ciklit të projektit.
Nëse një projekt i ngjashëm është realizuar më parë, konsultohuni me arkivën e tij dhe përdorni atë informacion për të përgatitur një përshkrim më realist.
Shembull i Përshkrimit të Projektit
Qëllimi
Ky dokument na ndihmon të qëndrojmë të alineuar me qëllimet e projektit gjatë gjithë ekzekutimit të tij. Po ashtu, ky dokument është gjithashtu një burim informacioni i shkëlqyeshëm për anëtarët e rinj të ekipit, menaxherët e nivelit më të lartë ose çdo person tjetër që nuk është brenda ekipit për të kuptuar se për çfarë bën fjalë projekti
Gabimet e zakonshme
Ekziston një nivel i përshtatshëm i detajeve dhe saktësisë për këtë dokument, i cili zakonisht është më i ulët nga sa supozohet nga shumë praktikues. Për të menaxhuar një projekt në mënyrë efektive, është e rëndësishme të krijoni një dokument që i shërben realisht qëllimit të tij, jo thjesht të plotësoni një kërkesë formale ose koncept të përmendur.
Përshkruani çdo gjë në mënyrë të shkurtër dhe të qartë. Shmangni stilin tipik të teksteve të kompanive që janë të paqarta dhe nuk komunikojnë asgjë me kuptim real.
Principet
Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:
- NUP2: Ruaj dhe optimizo energjinë dhe burimet
- NUP4: Mbani mend se një zinxhir është po aq i fortë sa hallka e tij më e dobët
- NUP5: Mos bëni asgjë pa një qëllim të qartë
- NUP6: Përdorni elementë të përsëritshëm
Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace