Fillimi i projektit Fillimi Mujor Menaxhimi Javor Menaxhimi Ditor Manaxhimi Ditor Mbyllja Mujore Post Menaxhimi i Projektit Emërimi i Sponsorit A01 Emërimi imenaxherit të projektit A02 Emërimi i anëtarevekryesorë të ekipit A03 Përshkruani projektin A04 Identifikoni dhe planifikonirezultatet e projektit A05 Identifikoni rreziqetdhe planifikoni përgjigjet A06 Rishikoni fillimin eprojektit me kolegët A07 Merrni vendimin për tëvazhduar ose jo me projektin A08 Nisja e projektit A09 Zhvilloni një komunikim tëdrejtpërdrejtë dhe përfshirës A10 Rishikoni dhepërmirësoni planet B01 Rishikoni planinmujor me një koleg B02 Merrni një vendim përtë vazhduar më tej ose jo B03 Filloni ciklin javor B04 Kryeni njëkomunikim të fokusuar B05 Matja dhe raportimii performancës C01 Planifikoni përgjigjetndaj devijimeve C02 Nisja e ciklit javor C03 Zhvilloni një komunikim tëdrejtpërdrejtë dhe përfshirës C04 Menaxhoni rreziqet, çështjetdhe kërkesat për ndryshime D01 Pranimi i rezultatevetë përfunduara D02 Vlerësoni kënaqësinëe palëve të interesuara E01 Mbani shënime dhebëni përmirësime E02 Kryeni një komunikim tëpërqendruar dhe të fokusuar E03 Dorëzoni produktin F01 Vlerësoni kënaqësinëe palëve të përfshira F02 Rishikoni aktivitetinpërmbyllës me kolegët F03 Arkivoni dokumentete projektit F04 Festoni! F05 Kryeni një komunikim tëpërqendruar dhe të fokusuar F06 Vlerësonipërfitimet G01 Gjeneroniide të reja G02 Kryeni një komunikim tëpërqendruar dhe të fokusuar G03

Prezantimi

A - Fillimi i projektit

B - Fillimi Mujor

C - Menaxhimi Javor

D - Menaxhimi Ditor

E - Manaxhimi Ditor

F - Mbyllja Mujore

G - Post Menaxhimi i Projektit


A08 - Merrni vendimin për të vazhduar ose jo me projektin

Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin e Fillimit të Projektit. Ky grup aktivitetesh zhvillohet në fazën fillestare për të përgatitur mjedisin dhe ekipin për nisjen e projektit.

Në këtë fazë, menaxheri i projektit i dërgon dokumentet përkatëse sponsorit, i cili merr vendimin për miratimin ose jo të nisjes së projektit. Për të marrë këtë vendim, sponsori mund të ketë nevojë të konsultohet me vendimmarrës të tjerë brenda organizatës, siç është niveli i menaxhimit të portofolit të projekteve – megjithatë, është në dorën e sponsorit të vendosë se si do të veprojë, jo në dorën e menaxherit të projektit.

Nëse keni një klient të jashtëm dhe po i përgjigjeni një kërkese për ofertë, përveç marrjes së një vendimi të brendshëm për miratimin ose jo të nisjes së projektit, duhet gjithashtu t’i dërgoni ofertën klientit dhe të prisni që ai të përzgjedhë bashkëpunëtorët e jashtëm dhe t’ju japë vendimin përfundimtar për miratimin ose jo të nisjes së projektit. Ky aktivitet menaxherial konsiderohet i përfunduar kur nënshkruhet kontrata, ose kur vendoset një element tjetër me fuqi ligjore.

Nëse do të angazhoni palë të jashtme kontraktuese dhe disa prej tyre janë përzgjedhur që në fazën A05, mund të jetë momenti i duhur për të nënshkruar kontratat me ta. Palë të tjera të jashtme mund të përzgjidhen dhe kontratat përkatëse të lidhen më vonë, në bazë të nevojave të projektit.

Qëllimi

Projektet që kanë klientë të jashtëm zakonisht përfshijnë vendime të qarta për nisje apo jo, ndërsa kjo nuk ndodh gjithmonë me projektet e brendshme, të cilat ndonjëherë zvarriten pa një vendim formal. Kjo duhet të sqarohet që në fillim, përpara se të ndërmerren nënshkrime apo angazhime zyrtare për projektin.

Nga ana tjetër, disa organizata zgjedhin të investojnë në çdo projekt për sa kohë që kanë burime financiare të disponueshme. Ky aktivitet menaxherial ndodhet në fund të një zinxhiri procesesh që synojnë të sigurojnë që vendimi për nisjen e projektit të bazohet në një arsyetim të mirëfilltë dhe jo vetëm në disponueshmërinë e burimeve.

Gabimet e zakonshme

Çdo kompani që punon me projekte duhet të ketë një sistem të menaxhimit të portofolit, i cili vlerëson dhe përzgjedh projektet në mënyrë të kujdesshme, duke ruajtur ekuilibrat dhe duke vepruar në përputhje me strategjinë e organizatës. Shumë nga problemet që i atribuohen sistemeve të menaxhimit të projekteve e kanë burimin në menaxhimin e portofolit — për shembull, situatat ku ndërmerren shumë projekte njëkohësisht pa kapacitet të mjaftueshëm.

Sigurohuni që të gjithë të kuptojnë se një vendim për të mos vazhduar me projektin nuk është një dështim; përkundrazi, është një tregues i një sistemi të suksesshëm që arrin të dallojë kur një projekt nuk është i vlefshëm për organizatën. Ky lloj vendimi nuk do të ishte i mundur pa përpjekjen dhe kontributin e anëtarëve kryesorë të ekipit gjatë fazës së nisjes së projektit.

Principet

Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial:


Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace



⊚ Shkarkoni manualin ne PDF

⊚ Shkarkoni diagramen


Faleminderit për ndarjen e mendimit tuaj me ne. Ju lutemi vini re pikat e meposhtme:

  • Ju lutemi shkruani shkurt dhe qarte.
  • Mos ngurroni te shkruani ne çdo gjuhe qe preferoni.
  • Nese keni sugjerime te shumta, ju lutemi paraqisni ato veçmas.

Nese sugjerimet tuaja frymezojnë nje permiresim pozitiv, do te ishim te lumtur t’ju vleresonim si kontribues (nese lini emrin dhe adresen tuaj te emailit ne kete formular).



Per te kuptuar qe nuk jeni nje robot, ju lutem vendosnime poshte numrin e grupeve te aktiviteteve te P3.express


Nëse deshironi, mund të ndani me ne emrin tuaj dhe adresën e emailit, në rast se duhet të flasim me ju per komentin tuaj, ose për t'ju vlersuar si bashkepunues:





Perdorni me mire micro.P3.express ne vend te P3.express te zakonshme nese keni projekte te vogla te perbere nga 1 deri ne 7 pjestar grupi.