Fillimi i projektit Fillimi Mujor Menaxhimi Javor Menaxhimi Ditor Manaxhimi Ditor Mbyllja Mujore Post Menaxhimi i Projektit Emërimi i Sponsorit A01 Emërimi imenaxherit të projektit A02 Emërimi i anëtarevekryesorë të ekipit A03 Përshkruani projektin A04 Identifikoni dhe planifikonirezultatet e projektit A05 Identifikoni rreziqetdhe planifikoni përgjigjet A06 Rishikoni fillimin eprojektit me kolegët A07 Merrni vendimin për tëvazhduar ose jo me projektin A08 Nisja e projektit A09 Zhvilloni një komunikim tëdrejtpërdrejtë dhe përfshirës A10 Rishikoni dhepërmirësoni planet B01 Rishikoni planinmujor me një koleg B02 Merrni një vendim përtë vazhduar më tej ose jo B03 Filloni ciklin javor B04 Kryeni njëkomunikim të fokusuar B05 Matja dhe raportimii performancës C01 Planifikoni përgjigjetndaj devijimeve C02 Nisja e ciklit javor C03 Zhvilloni një komunikim tëdrejtpërdrejtë dhe përfshirës C04 Menaxhoni rreziqet, çështjetdhe kërkesat për ndryshime D01 Pranimi i rezultatevetë përfunduara D02 Vlerësoni kënaqësinëe palëve të interesuara E01 Mbani shënime dhebëni përmirësime E02 Kryeni një komunikim tëpërqendruar dhe të fokusuar E03 Dorëzoni produktin F01 Vlerësoni kënaqësinëe palëve të përfshira F02 Rishikoni aktivitetinpërmbyllës me kolegët F03 Arkivoni dokumentete projektit F04 Festoni! F05 Kryeni një komunikim tëpërqendruar dhe të fokusuar F06 Vlerësonipërfitimet G01 Gjeneroniide të reja G02 Kryeni një komunikim tëpërqendruar dhe të fokusuar G03

Prezantimi

A - Fillimi i projektit

B - Fillimi Mujor

C - Menaxhimi Javor

D - Menaxhimi Ditor

E - Manaxhimi Ditor

F - Mbyllja Mujore

G - Post Menaxhimi i Projektit


Prezantimi

P3.express është një sistem minimalist dhe praktik për menaxhimin e projekteve, i cili përdor një proces të thjeshtë dhe të strukturuar, të përbërë nga 33 aktivitete menaxheriale të organizuara në 7 grupe A01. Ky proces synon të ofrojë një qasje të lehtë për t’u mësuar, përdorur dhe mësuar të tjerëve. P3.express është i hapur dhe falas, me një licencë Creative Commons, dhe është bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.

Principet

Puna në një projekt P3.express duhet të bazohet në “Parimet Gati Universale të Projekteve” Nearly Universal Principles of Projects (NUPP). Vet P3.express eshte dizenjuar per t’u pershtatur me NUPP.Vetë P3.expressi është projektuar për t’u përshtatur me këto parime, duke siguruar një qasje të qëndrueshme dhe efektive në menaxhimin e projekteve.

Organizimi

Në një projekt P3.express, ekziston një ekip menaxhimi grup menaxhimi përgjegjës për aktivitetet menaxheriale, i përbërë nga një ose më shumë anëtarë, në varësi të madhësisë dhe kompleksitetit të projektit.

Menaxheri I Projektit udhëheq këtë ekip dhe është përgjegjës për aktivitetet menaxheriale të projektit.Ky person raporton tek menaxheri i projektit të klientit të jashtëm(nese ka) dhe tek sponsori i brendshëm, i cili është një menaxher i lartë përgjegjës për rezultatin përfundimtar të projektit, financimin dhe burimet .

Gjithashtu, projekti mund të ketë një ose më shumë ekipe operative. Çdo ekip operativ i brendshëm drejtohet nga një drejtues ekipi, i cili raporton si tek menaxheri i tij funksional ashtu edhe tek menaxheri i projektit. Çdo ekip zbatues i jashtëm (furnitor) udhëhiqet nga një menaxher projekti furnizues, i cili raporton tek menaxherët e tij të brendshëm dhe tek menaxheri i projektit.

Dokumentat

Më poshtë janë dokumentet e përcaktuara në P3.express:

Këto dokumente mund të përdoren siç janë ose si udhëzues për krijimin e një konfigurimi të personalizuar.

Është e rëndësishme të keni një vend qendror për dokumentet e projektit tuaj, me kopje rezervë të planifikuara, akses në distancë dhe verifikim dhe autorizim. Nëse organizata juaj nuk ka një platformë të tillë, mund të përdorni një nga zgjidhjet e mëposhtme:

Nëse ekipi nuk ndodhet në të njëjtin vend, do t’ju duhet gjithashtu një platformë mesazhesh. Disa opsione janë:

Është e rëndësishme të regjistrohen menjëherë rreziqet, problemet dhe kërkesat për ndryshim në Regjistrin e Ndjekjes. Për këtë arsye, duhet të konfiguroni sistemin në një mënyrë që e bën sa më të lehtë aksesin në regjistër, duke përfshirë edhe aksesin nga telefoni celular. Nëse kjo nuk është e mundur, përdorni një ditar personal për t’i regjistruar ato dhe më pas transferojini në regjistrin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Disa aplikacione për mbajtjen e shënimeve që mund të përdorni janë:

Përshtatja

Mund të bëni ndryshime në P3.express për ta përshtatur më mirë me mjedisin tuaj. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos dëmtoni koherencën e brendshme të sistemit dhe ta mbani sistemin tuaj të thjeshtë. Zakonisht është më mirë të filloni me formën origjinale të P3.express dhe ta përshtatni atë gradualisht sipas nevojave tuaja, duke i justifikuar ato zgjedhje me inspektim dhe përshtatje.

Perspektiva

Nëse nuk keni klient ose furnitorë të jashtëm, do të ketë vetëm një perspektivë për projektin. Në të kundërt, çdo organizatë e përfshirë në projekt do të ketë perspektivën e saj. Gjithçka në P3.express duhet të shihet nga perspektiva juaj për projektin. Për shembull, kur përshkruani justifikimin e projektit në dokumentin e përshkrimit të projektit, përshkruani justifikimin tuaj, dhe jo atë të klientit. P3.express nuk është një sistem për t’u përdorur nga çdo palë e përfshirë në projekt, por një sistem që ju përdorni për menaxhimin e projektit brenda kufijve tuaj.

Përveç dokumenteve, kur mendohet për rolet duhet të merret parasysh edhe perspektiva. Ju mund të jeni “menaxheri i projektit” nga këndvështrimi juaj, por do të konsideroheni si “menaxher i projektit të furnitorit” nga këndvështrimi i klientit dhe “menaxher i projektit të klientit” nga këndvështrimi i furnitorëve tuaj.

Historia

Versioni i parë i P3.express u botua në qershor 2016, pasuar nga dy përditësime të vogla në 2018 dhe 2020. Drafti i versionit të dytë të P3.express u botua në mars 2021 për të mbledhur komente nga publiku, dhe versioni përfundimtar u publikua në maj 2021. Në dhjetor 2022, u publikua drafti i parë i micro.P3.express, një variant i P3.express i përshtatur për mikro-projekte me 1 deri në 7 anëtarë ekipi .


Përkthyer nga: Eldisa Cirogu, Reina Qose, Ejon Dervishi, Genard Mata, Girda Brace



⊚ Shkarkoni manualin ne PDF

⊚ Shkarkoni diagramen


Faleminderit për ndarjen e mendimit tuaj me ne. Ju lutemi vini re pikat e meposhtme:

  • Ju lutemi shkruani shkurt dhe qarte.
  • Mos ngurroni te shkruani ne çdo gjuhe qe preferoni.
  • Nese keni sugjerime te shumta, ju lutemi paraqisni ato veçmas.

Nese sugjerimet tuaja frymezojnë nje permiresim pozitiv, do te ishim te lumtur t’ju vleresonim si kontribues (nese lini emrin dhe adresen tuaj te emailit ne kete formular).



Per te kuptuar qe nuk jeni nje robot, ju lutem vendosnime poshte numrin e grupeve te aktiviteteve te P3.express


Nëse deshironi, mund të ndani me ne emrin tuaj dhe adresën e emailit, në rast se duhet të flasim me ju per komentin tuaj, ose për t'ju vlersuar si bashkepunues:





Perdorni me mire micro.P3.express ne vend te P3.express te zakonshme nese keni projekte te vogla te perbere nga 1 deri ne 7 pjestar grupi.